Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së, Reformat në Administratë Publike, ishte temë diskutimi në sesionin e dytë të organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), raporton Ekonomia Online.
Albana Rexha, hulumtuese në “Demokracia Plus, ka thënë se vendet e tranzicionit, e përdorin administratën publike për t’i fituar zgjedhjet.
Tutje ajo u shpreh se Administrata publike në Kosovë është reforma thelbësore që neve na ofron kornizë për zhvillimin e vendit.
“Kriteri kyç për reforma ka qenë se si do të funksionojë administrata në vend. Jo vetëm në Kosovë por edhe në vende tjera ka hasur në shumë sfida. Siç shpjegohet vendet në tranzicion e përdorin administratën për t’i fituar zgjedhjet tjera. Gatishmëria politike nuk ka ekzistuar kurrë. Nëse shohim raportet e BE çështja e administratës qëndron në të njëjtin nivel. Ligji i pagave na ka marrë shume kohë sepse pati shumë hezitime”, u shpreh ajo.
Edmir Sejdiu, udhëheqës i Divizionit për Koordinim monitorim ne ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë se ndërrimi i Qeverive ka dëmtuar shumë administratën, teksa thotë se edhe ritmi i punës është më i ngadaltë.
“Fushat më me interes ka qenë drejtësia e transporti. Në krejt këtë rrugëtimin e integrimit është reforma në administratë publike. Mbingarkimi se a kemi më shumë individ brenda një organizate apo në kuptimin e shumë mekanizmave. Procesi i reformave në administratë ka filluar qysh në vitin 2008. Atëherë filluan idetë e para për reformë, ndërsa sa i përket vitit 2021 është fakti sa ka pasur ndikim pandemia por ne si institucione na ka hapur dritare të re. Kanë qenë 4 dokumente strategjia për administratë për koordinim të politikave, dhe e financave publike. Tani i kemi ikur mbivendosjes. Në fund të muajit do ta përmbyllim kornizën strategjike 2021-2026. Deri në fund të prillit do ta kemi draftin final. Kemi pasur qeveri që kanë përfunduar mandatin ma pak se një vit. Kur shohim këto lëvizje të shpeshta shtimi i ritmit të punës është më i ngadaltë. Kur ka këso lloj ndryshimesh proceset stagnojnë”, ka thënë Sejdiu.