Shoqëria dhe familja ishin afër Nipsey Hussle në momentet e tij të fundit

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Nipsey Hussle ishte i rrethuar nga familja dhe miqtë e afërt kur u shpall i vdekur në spital, pasi u sulmua brutalisht nga një person i armatosur.

Burimet e afërta me reperin e vrarë tregojnë për TMZ se familjarët dhe shokët më të afërt në biznesin e muzikës nxituan në spital të dielën pasdite pasi mësuan se ai sapo ishte qëlluar me armë jashtë dyqanit të veshjeve të tij.

Lauren London, YG, DJ Mustard, Dom Kennedy, Karen Civil, binjakët Malika dhe Khadijah dhe truproja e tij, J-Roc, ishin atje, së bashku me vëllain e tij Sam dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Ata qëndruan rreth spitalit për orë të tëra pasi u thanë se ai ishte i vdekur. Siç mund ta imagjinoni, askush nuk dëshironte të besonte që i dashuri, vëllai ose mikun e tij ishte zhdukur përgjithmonë.

Të ngjashme