Fundi i botës ashtu si e njohim mund të jetë pranë – ndoshta pas disa vitesh, sipas një shkencëtari që përdor modele historike dhe matematikore për të parashikuar ngjarjet.
Peter Turchin, profesor në Universitetin e Konektikatit, në departamentin e ekologjisë dhe biologjisë evolucionare, paralajmëron në një artikull të botuar këtë javë se shoqëria mund të rrezikojë shpërthimin brenda një dekade, për shkak të trazirave sociale në rritje.
Dhe jo, një apokalips mund të mos jetë domosdoshmëritë faji i presidentit Trump – nonsense Turchin shkruan se e sheh zgjedhjen e biznesmenit si një konfirmim që “tendencat negative po përshpejtohen”. Fushata e Trumpit shënoi një “kolaps të paprecedentë të normave sociale që qeverisin diskursin e qytetëruar”.
“Duhet të presim shumë vite trazira politike, që do e arrijnë kulmin në vitin 2020”, shkruan ai.
“Ky është një parashikim i bazuar në shencë, dhe jo një profeci. Bazohet në shkcenca sociale”.
Profesori ka identifikuar 40 faktorë në shoqëri, që arritën një pikë kthese në vitet 1970. Ata përfshijnë aspekte si pabarazia në pasuri, rënia e mirëqenies, rritja e fragmentimit politik dhe mosfunksionimi qeveritar.