Shoqërohet për në polici personi që u kap duke fotografuar votën në Podujevë

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Pas raportimeve se një person është kapur duke e fotografuar votën në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë, përmes një komunikate për medie ka reaguar edhe Prokurori i Shtetit ku ka njoftuar se ka dhënë urdhër që perosni i njëjtë të shhoqërohet në polici për tu intervistuar.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se menjëherë pas marrjes së informatës se një person ka fotografuar votën e tij në vendvotimin nr. 1824 E,  në shkollën “Isa Boletini”, Prokurori i Shtetit, ka dhënë urdhër që personi i njëjtë duhet të shoqërohet në Polici për tu intervistuar, si dhe që të verifikohen pretendimet e tilla lidhur me këtë gjë.

Të ngjashme