Shormaz: Aleksandar Vuçiq përmes Vulinit po pështyn Bashkimin Evropian

Prishtinë | 09 Pri 2025 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Serbisw, Aleksandar Vulin, një nga figurat më proruse dhe më anti-perëndimore në skenën politike të Serbisë si dhe njeri i afërt i Vladimir Putinit, po merr pjesë sot në Bruksel në konferencën “Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”.

Ky udhëtim, sipas kritikëve, është bërë me bekimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i njohur për politikën e tij të dyfishtë, uljen në dy karrige: njërën në Bruksel, tjetrën në Moskë.

Dragan Shormaz, ish-bashkëpartiak i Vuçiqit, ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi, duke thënë se Vuçiq, përmes figurave si Vulin, po e poshtëron Bashkimin Evropian.

“Sot, presidenti e ka dërguar palaçon e tij, Vulin-in, për ta ‘përfaqësuar’ Serbinë në BE, ndërsa vetë vazhdon të mashtrojë dhe t’i bëjë lajka presidentit francez Emmanuel Macron në një takim jozyrtar,” ka shkruar Shormaz në platformën X.

Vulin, një figurë e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për lidhje me struktura kriminale dhe për ndikimin e tij të thellë rus, sot flet pikërisht nga zemra e Bashkimit Evropian për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit.

Të ngjashme