Dragan Shormaz, ish-bashkëpartiaku i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryetar i Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë, e ka porositur shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dhe Komisionerwn për Zgjerim, Marta Kos, se çfarë duhet të bëj ë në takimin që do ta kenë të martën me Vuçiqin.
“E nderuara @kajakallas @Marta1Kos në bisedën tuaj nesër me Vuçiqin, insistoni në 1) vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë 2) rastin “Banjska” dhe 3) zbatimin e plotë të rekomandimeve të ODHIR-it për zgjedhjet në Serbi”, ka shkruar Shormaz në platformën X.
“Atij nuk i interesojnë vlerat, vetëm paratë e BE-së”, ka theksuar Shormaz.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 3 dhjetor do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Takimet e ndara në Bruksel nuk do të zhvillohen në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Kallas është shefja e re e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së dhe së bashku me pjesën tjetër të komisionarëve të KE-së nisën mandatin më 1 dhjetor.
Temë e pashmangshme e takimeve pritet të jetë dhe sulmi i para pak ditëve kundër kanalit rë Ibër-Lepencit më Zubin Potok. BE-ja e kabcilësuar sulmin si terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës dhe ka ftuar të gjitha palët që të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës për të zbuluar kryesit e sulmit dhe që ata të përballen me drejtësinë.
Dragan Shormaz, një ditë më herët ka deklaruar se presidenti serb Vuçiq mohon se qëndron pas aktit terroris në Ibër Lepenc, ashtu siç ka mohuar edhe sulmin terrorist në Banjskë.
Megjithatë ai thotë se pak kush i beson presidentit serb pas fshehjes që ai bëri për vdekjen e 15 serbëve në Novi Sad nga rënia e murit të stacionit hekurudhor.