Është hedhur shorti i edicionit të ri të Prince Caffe të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në rundin e parë të garave do të jenë shtatë xhiro, ku do të ketë përballje tejet interesante.
Që në xhiron e parë do të luhet derbi i zjarrtë Bashkimi – Trepça.
Xhiro e parë e PRINCE Caffe Superliga:
Bashkimi – Trepça;
Vëllaznimi – Peja;
Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina;
Bora – Golden Eagle Ylli
Dy finalistët e edicionit të kaluar: Trepça e Ylli takohen në Mitrovicë në xhiron e dytë.
Dy skuadrat me më së shumti tituj kampioni, takohen në xhiron e pestë, Sigal Prishtina – Peja.
Edicioni i ri fillon me 14 shtator.