Kosova ka mësuar kundërshtaret e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Sot nga ora 18:00, në Amsterdam është bërë tërheqja e shortit për fazën e grupeve për sezonin e dytë të Ligës së Kombeve.
Në sezonin e parë, Kosova ishte pjesë e Ligës D, dhe në grup kishte Azerbajxhanin, Maltën dhe San Marinon. Me 14 pikë të fituara në gjashtë ndeshje, Kosova ka siguruar promovimin në Ligën C për sezonin e ri.
E në sezonin e dytë në Ligën C në grupin 3, Kosova do të jetë në grup me: Slloveninë, Moldavinë dhe Greqinë.
Vlen të theksohet se përveç Sllovenisë, Moldavia dhe Greqia nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.