Sot është mbajtur konferenca përmes së cilës do të zhvillohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Para fillimit të shortit, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi se ky është një moment kyç në përgatitjen e zgjedhjeve, pas të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me hapat e mëtejshme.
“Ky është një nga momentet kyç të përgatitjes, dhe shënon afrimin e ditës së zgjedhjeve. Prej dy javësh, KQZ ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive. Pas këtij aktiviteti KQz do të vazhdojë me hapat e radhës, përfshirë miratimin e dizajnit të përmbajtjes së fletvotimeve dhe përgatitjen e proce3sit të votimit me postë për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës”, tha Radoniqi.
