Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu -Shoshi është takuar me Darragh Paradiso, Konsulle e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Strasburg.
Musliu Shoshi tha se me bashkëpunim të ngushtë e të sinqertë me shtetet mike, Kosova mund të arrijë objektivat e saj në politikën e jashtme.
“Nder i veçantë sot të takojë znj. Darragh Paradiso, Konsulle e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Strasburg.
Vetëm me bashkëpunim të ngushtë e të sinqertë me shtetet mike, Kosova mund të arrijë objektivat e saj në politikën e jashtme!”, ka shkruar ajo.