Shpallen fituesit edhe për 7 komuna në Garën Nacionale të Diturisë

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Pas përfundimit të nivelit komunal të Garës Nacionale të Diturisë, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës dje ka publikuar listën e fitueseve të vendeve të para për 17 komuna, ndërsa sot është publikuar lista e fituesve për 7 komuna tjera.

Sot janë shpallur fituesit e komunës së Prishtinës, Drenasit, Obiliqit, Istogut, Pejës, Rahovecit dhe Vushtrrisë. Gjithsej fitues për këto janë 436 nxënës.

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të komunave në fjalë janë garues për nivelin e garave republikane të diturisë që do të mbahet më 12 korrik 2019 në hapësirat e kampusit të kolegjit AAB.

Të gjithë fituesit e kësaj gare pajisen me certifikatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilën është i shënuar dedikimi i veçantë i Ismail Kadaresë, dhe një set librash në vlerë prej 50 eurosh. Ndërsa, nxënësit/shkollat që nuk kanë pasur konkurrent në nivelin komunal, kualifikohen drejtpërdrejt në nivelin republikan të garës dhe nuk marrin çmime në nivelin komunal, por vetëm në atë shkollor.

Bashkëngjitur gjeni listat e fituesve të nivelit komunal për 7 komuna.

Të ngjashme