Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka shpallur laureatët e vitit 2018 në hendbollin kosovar.
Hendbollisti më të mirë për vitin 2018 u zgjodh Denis Terziqit i Kastriotit, ndërsa në konkurrencën e femrave këtë epitet e ka merituar Elma Kameri e Istogut.
Ndërkohë, klubi më i mirë në konkurrencën e meshkujve është zgjedhur KH Besa Famgas, ndërsa në atë të femrave KH Shqiponja.
Për trajner më të mirë të vitit FHK e shpalli Fatmir Muhaxherin (U-20), përderisa epitetin e punëtorit sportiv e meritoi Edi Kolgeci i KH Prishtina.
Ndërsa ekipet më të suksesshme për meshkuj u zgjodhën “Zhegra”, në kategorinë e kadetëve “Besa Famgas”.
Lojtaret më të mira të vitit 2018 u cilësuan portieria Njomza Kelmendi dhe kapitenia Albina Rugova, fundorja më e mirë e majtë Elma Kameri, Valerina Malaj, Shpresa Fazlija ndërsa Shkurta Mehmeti u vlerësua për luftën e pakompromis dhe Qendresa Berisha.
Çmim mori edhe Edona Radoniqi e klubit “Vllaznimi”, e kishte shënuar më së shumti gola, gjithsejtë 233.
Sportistët më të mirë meshkuj u vlerësuan, Haris Berisha, portieri më i mirë dhe Lulzim Shabani. Fundorët më i mirë i vitit u zgjodh Deniz Terrziqi, Egzon Gjuka dhe Kastriot Jupa.
Si të djathtët më të mirë u shpërblyen Drenit Tahirukaj, Labinot Gubetini dhe Rron Ramadani.
Ndërsa golashënuesi më i mirë me gjithsejtë 203 gola u vlerësua, Denis Terziqi.
Më të dalluarit në diasporë ishin Dorentina Osmani që luan në Norvegji dhe Besard Hakaj që luan në Danimark.
Lojtarja më e mirë në hendboll Elma Kameri ndërsa lojtari më i mirë Deniz Terrziqi.
Me këtë rast, drejtori i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini e cilësoi vitin 2018 si vit të suksesshëm dhe mjaftë të ngjeshur duke u krenuar me potencialin e hendbollistëve të Kosovës, raporton EkonomiaOnline.
“Kam kënaqësinë dhe nderin në fillim të manifestimit të them disa fjalë, kemi kaluar një vit të ngjeshur me aktivitet të shumta, ajo që na ka gëzuar është se kemi potencial. Me të cilët po zhvillojmë aktivitete dhe po grisim cilësinë. Viti 2018 ishte i rëndësishëm sepse kishim përfaqësues tanë në arenën ndërkombëtarë. Sukseset e klubeve ishin ato që na krenojnë në vitin e kaluar”, tha Saraçini.
Saraçini tutje tha se viti 2019 do të jetë vit i suksesit dhe do të kenë mundësin të luajnë ne kampionatin botëror.
“Në vitin 2019 na presin sfida dhe aktivitete të shumta dhe u dëshirojë punëtorëve hendbollistik suksese. Kisha kërkuar me arrit një suksese e që e kanë shansin te luajnë në kampionatin botëror”, shtoi tutje Saraçini.
Në emër të grupit të gazetarëve morën pjesë shoqata e gazetarëve që dhanë kontribut në këtë drejtim dhe Ministria e kulturës rinis dhe sportit që mori poashtu mirënjohje.
Mirënjohje u ndanë edhe për ata që dhanë kontribut në federatën e hendbollit e që sot nuk janë gjallë, si për familjet e Mehdi Jashari, Nexhat Sharani, Sheqer Shallaku, Imer Semanaj, Muharrem Halimi, Bedri Paci, Agim Berisha dhe Agim Binaku.
Përndryshe, Federata e Hendbollit vitin e kaluar shënoi 65 vjetorin e themelimit dhe shpallja e laureatëve të Hendbollit të Kosovës ka filluar prej vitit 1992 dhe thuajse është bërë një traditë ku vazhdon edhe në vitet në vazhdim të zgjidhen laureatët e vitit.