Një grua britanike është shpallur fajtore nga Gjykata e Qipros pasi e njëjta ka gënjyer kur ka thënë se është përdhunuar nga 12 të rinj izraelitë.
Gruaja 19 vjeçare është arrestuar pasi është konfirmuar se ajo ka tërhequr akuzën që kishte dorëzuar në Polici, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Në atë akuzë thuhej kinse ajo është përdhunuar në një dhomë hoteli nga 12 të rinj izraelitë gjatë muajit korrik të vitit 2019.