Shpallet situatë emergjente për intervenim në Rrugën B

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari Muhedin Nushi, në konsultim me hidroinxhinierët komunalë dhe ata të Ujësjellësit, ka shpallur sot situatën emergjente për intervenim të menjëhershëm në Rrugën B.

Problemi me kanalizim në këtë lagje është pasojë e kyjeve të gabuara të ndërtuesve shumë vite më parë, të cilët kanalizimin fekal e kanë lidhur me kanalizimin atmosferik të “Banesave të Bardha”.

Me shpalljen e situatës emergjente mundësohet intervenimi i shpejtë përmes negocimit me kompani, duke shmangur kështu nevojën e tenderimit që do ta zvarriste procesin dhe do ta thellonte problemin në fjalë.

Kësisoj, Komuna e Prishtinës brenda 24 orëve do te fillojë punimet në atë zonë, në mënyrë që të lirohet gypi i kanalizimit, ta pastrohen podrumet, të bëhet deratizimi dhe dezinfektimi i nevojshëm.

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/uncategorized/kanalizimi-i-ze-hyrjen-e-kompleksit-komuna-nuk-ndermerr-masa/

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme