Uebfaqet kosovare që merren me shpallje të ndryshme, të martën ishin të stërmbushura me oferta për shitjen e biletave për ndeshjen eliminatore të Botërorit “Rusia 2018” Kosovë – Kroaci, që zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Çmimet e biletave nëpër këto shpallje varionin dhe ishin shumëfish më të shtrenjta sesa çmimi që ishte vënë nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) kur ato dolën në shitje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Çmimet e biletave për ndeshjen me Kroacinë ishin prej shtatë euro më e lira deri në 130 euro më e shtrenjta, që ishte për zonën VIP, por ka pasur edhe bileta me çmime 15, 20 dhe 55 euro. Në shpalljet e publikuan të hënën, e sidomos të martën, kryesisht ofroheshin biletat e shtatë eurove, të cilat arrinin çmimin deri në 50 euro.
Kishte edhe prej atyre që biletën e shtatë eurove, e ofronin për 25 euro me mbishkrimin “urgjent”.