Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim kryeshefin e Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu dhe përfaqësuesit e organizatës holandeze CNVP.
Në këtë takim, është biseduar për projektet në sektorin e pylltarisë në Komunën e Drenasit, për planin vjetor për menaxhim dhe për projektin e pyllëzimit në sipërfaqe prej 30 hektarësh. Kryetari Lladrovci ka falënderuar të pranishmit për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka shtuar se Drenasi do të ofrojë bashkëpunim edhe në të ardhmen në realizimin e projekteve.
Të pranishmit, kanë paraqitur edhe projektin e implementimit mes Agjencionit Pyjor të Kosovës, Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku do të angazhohen 11 punëtor sezonal. Në këtë takim është biseduar edhe për draft ligjin për pyjet dhe kryetari Llarovci tha se komentet tona do t’i harmonizojmë nëpërmjet Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Kryetari Lladrovci ka paraqitur edhe problemet me gurthyes dhe rehabilitimin e tyre, mbrojta e tyre nga dëmtuesit dhe nga zjarret si dhe shqetësimin se Komuna e Drenasit ka pak pylltar, vetëm tre, për të mbuluar një territor prej 6220 hektarë me pyje, e që maksimumi për një roje pylli është deri në 1500 hektarë.
Kryetari Lladrovci ka kërkuar nga Agjencioni Pyjor i Kosovës që me rastin e dhënies së pronave në shfrytëzim dhe lejeve kompanive të ndryshme në kufijtë administrativ të komunës, të kenë parasysh legjislacionin në fuqi, konkretisht distanca nga zona kufitare të komunave fqinjë që duhet të respektohet.