Me rastin e dhjetë vjetorit të karrierës së tij muzikore, Shpat Deda ka përgatitur diçka të veçantë për fansat.
Ai do t’i mbajë dhjetë koncerte në dhjetë qytete të Shqipërisë, në disa nga lokacionet më të bukura të trashëgimisë kulturore, shkruan lajmi.net
Shpati zgjodhi Tiranën për koncertin e parë pasi pikërisht në kryeqytetin e Shqipërisë kishte nisur karrierën.
Turneu koncertor ‘Ambël e Thartë’ nis më 12 Tetor në skenën e Amfiteatrit të Tiranës. Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj ai i cili e ka publikuar një video nëpërmjet të cilës i fton të marrin pjesë të gjithë ata që pëlqejnë këngët e Shpatit.
”Shpat Deda zgjodhi Tiranën, ?ndër 10 qytete, si pikënisjen e rrugëtimit të tij 10-vjeçar në muzikë.Koncerti më i ri “Ambël e Thartë” do të vijë për publikun tonë, në datën 1⃣2⃣ Tetor, aty ku luhet arti i vërtetë, në skenën e “Amfiteatrit të Tiranës”. Shihemi atje! :)”, ka shkruar Veliaj në postimit pranë të cilit Deda i ka thënë se mezi po pres që të jetë i pranishëm.