Qëndresa Dula bëri bujë në media me deklaratën e saj se Shpat Kasapi është homoseksual. Në fakt ishin disa foto nga biseda e saj me ish-të dashurin Shpat Kasapi, ku ajo i thoshte troë se “nuk donte të merrej me dikë që është gay”.
Por, Qëndresa duket se nuk është penduar aspak për këto akuza ndaj këngëtarit. E kontaktuar nga redaksia e “Thumb”, ajo ka insistuar se “ka thënë realitetin”.
“Shiko, kjo është diçka kalimtare. I publikova ato mesazhe sepse ai nuk kishte të ndalur në çdo emision duke folur për mua dhe gjoksin tim. Kështu që m’u desh t’i them realitetin që është gay”, është shprehur Dula.