Shpat Kasapi lajmërohet nga Tirana, demanton lajmin e arrestimit

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka qenë i përfolur i gjatë ditës së hënë në shumë prej mediumeve shqiptare dhe atyre maqedonase.

U tha se ai ishte zënë me drogë nga autoritet maqedonase dhe ishte arrestuar.

Mirëpo duket se një gjë e tillë nuk qëndron sipas këngëtarit, i cili përmes një video të publikuar në InstaStory, ka treguar se ndodhet në Tiranë dhe jo në arrest.

“Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, ka shkruar këngëtari Kasapi në InstaStory.

Shpati përndryshe ka qenë mjaft i përfolur në media muajve të fundit edhe për jetën private, pasi vetëm pak ditë më parë ai u fejua me të dashurën e tij, Selvije Jao.

Përveç muzikës, këngëtari ushtron edhe detyrën e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme