Artisti i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, kohëve të fundit ka qenë shumë i përfolur në faqet rozë për të rejat në karrierë e po ashtu edhe për anën profesionale.
Ai këtë herë ka qenë i ftuar në NIN, ndërsa në rubrikën “Haje ose thuaje” është ngacmuar edhe për koncertet që ka mbajtur.
Një nga pyetjet ishte të zbulonte bakshishin më të madh që ka marrë ndonjëherë në një dasmë apo mbrëmje muzikore.
Ai thotë se kanë marrë mbi 50 mijë euro në një ndejë private së bashku me artisten Valbona Mema.
“Kemi qenë me Valbona Memën në Australi në një ndejë private, kemi marrë mbi 50 mijë dollarë”, ka deklaruar ai.
Shpati akoma vazhdon të jetë shumë i kërkuar në mbrëmje e ahengje të ndryshme.
Me lehtësimin e masave ndaj COVID-19, Shpati është i pranishëm në thuajse çdo vend përreth trojeve shqiptare.