Shpati Zekaj ka arritur ta kalojë me sukses raundin e parë të European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudisti kosovar, i cili garon në kategorinë deri 100 kilogramë e mundi me IPPON xhudistin çek, Matej Silvestr, pasi ky i fundit mori tri ndëshkime.
Në raundin e dytë, Zekaj do të përballet me xhudistin zviceran, Daniel Elch, i cili e kaloi raundin e parë pa luftë.
Përveç Shpati Zekaj, sot garon edhe Arbër Kullashi në kategorinë deri 81 kilogramë.
Dje, garuan katër xhudiste, teksa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë.