Shpejtim Bulliqi kandidat për kryetar të Podujevës

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Podujeva me 15 mars pritet të shkojë në zgjedhje të parakoshme. Zgjedhjet e parakohshme vijnë pas dorëheqjes së kryetarit Agim Veliu i cili tashmë është bërë pjesë e ekzekutivit duke drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Nga Lëvizja Vetëvendosje si emri më i përfolur për kandidat për kryetar të kësaj komune po shihet Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi në një prononcim për “Gazeta Blic” nuk e ka pohuar por as mohuar diçka të tillë duke thënë se ky është një vendim që i takon strukturave të partisë dhe në momentet që do të merret një vendim i tillë do të bëhet publik.
“Lëvizja Vetëvendosje është një subjekt shumë mirë i organizuar dhe ka një strukturë partiake përmes të cilës kalojnë të gjitha proceset dhe vendimet e rëndësishme për këtë subjekt polik. Unë jam pjesë e këtyre strukturave, edhe në momentin që do të marrin vendim strukturat besoj që do ta keni pulikisht informacionin se çfarë do të ndodhë” ka thënë Bulliqi.

Kujtojmë se Podujeva për tre mandate me radhë është udhëhequr nga kryetari i dorëhequr i LDK-së Agim Veliu.

Burime nga kjo parti bëjnë me dije se kandidati i LDK’së për kryetar të kësaj komune pritet të jetë doktori Ekrem Hyseni.


Të ngjashme