Shpend Ahmeti befason punonjësen shëndetësore që ditëlindjen e kaloi në punë (Video)

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka zgjedhur një formë më të veçantë për të uruar të gjithë punonjësit të cilët po punojnë në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook, Ahmeti ka publikuar pamjet nga një befasi e bërë nga ai bashkë me këngëtarin e mirënjohur, Shpat Deda, për një nga punonjëset e QKMF’së në Prishtinë, e cila ishte duke punuar edhe në datën e saj të lindjes.

“Janë bërë gati se 6-7 javë të luftës kundër pandemisë e shumë shpesh nuk po i kujtojmë ose po harrojmë që kemi aq shumë punëtorë që janë në vijën e parë të frontit. Njerëz që për çdo ditë shkojnë në ndërrime punojnë nga 8 orë, kthehen të rraskapitur në shtëpi dhe kanë kontakte që e rrezikojnë edhe shëndetin e tyre.

Sot përmes një aksioni që po duam ta bëjmë, dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë punëtorët shëndetësor. Kemi zgjedhur një puëntore që punon në njërën prej Qendrave të Mjekësisë Familjare, Albulenën e cila sot e ka ditëlindjen dhe paramendoni në ditëlindje është duke punuar në ndërrimin të cilin e përfundon për gjysëm ore. Ne po shkojmë të ia bëjmë një befasi me një torte, për të ia uruar ditëlindjen dhe për t’i treguar jo vetëm asaj por edhe të tjerëv që ju falënderojmë nga zemra për gjithë punën që po e bëni për ne, jo veç në Komunën e Prishtinës, por gjithandej nëpër Kosovë. Pa ju kjo do të ishte e pamundshme”, ka thënë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. 

https://www.facebook.com/adonis.tahiri/videos/10222120215977027/

Të ngjashme