Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti që po bojkoton mediat e vendit dhe që intervistat po i jep për mediat e huaja për zhvillimet kryesor që lidhen me Kosovën.
“Albin Kurtin po duhet ta lexojmë në Frankfurter Allgemeine Zeitung. Unë s’e kuptoj. Ose jeni krejt gazetarët të korruptuar, me agjenda ruso-sllave, të paguar prej oligarkëve ose nuk po do të flasë këtu sepse po mendon që çështja e Kosovës është në arenën ndërkombëtare dhe ju jeni media të parëndësishme që ai me dalë. Me shku te Podgorica e mos me ardhë, qoftë edhe në RTK, që është televizioni publik, është TV që ka obligim për ta shpjeguar dhe me ia dhënë hapësirën edhe Qeverisë, edhe komunave për të treguar çka po ndodhë. Nuk e di pse duhet të lexojmë në gazeta të huaja”, ka thënë Ahemti në DPT te Fidani në T7.
Ahmeti tha se kjo praktikë është kundër asaj që ai mendon se është racionale në këtë situatë.
“E racionale është me dalë dhe me folë realisht çka është duke ndodhur. Këtë s’po mund ta kuptoj. Ne e kemi një sferë publike tonën ku duhet t’i flasim çështjet tona”.
Ahmeti tha se Qeveria e ka obligim moral t’iu tregojë qytetarëve për atë çfarë po ndodh përmes mediave të vendit.
“Nëse jo ligjor, Qeveria e ka obligim moral politik me dalë e me na kallxu qysh po e mendon këtë farë pune”.
Qeveria edhe sot pati një “konfrontim” me mediat pas mbledhjes.
Gazetarët e akredituar në Qeveri bojkotuan konferencën e ministrave Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci pasi pritën për 40 minuta dhe për këtë vonesë Qeveria s’u kishte dhënë ndonjë shpjegim.
Më vonë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, doli me një deklaratë ku fajësoi mediat për situatën e ndodhur, duke thënë se “interesi publik nuk u vendos në rend të parë