Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kohë që nuk është shfaqur në publik.
Së fundmi, Ahmeti ka qenë në një aheng në të cilin ka shfaqur aftësitë e tij në këndim, të cilat pak kush i di.
Ish-kryetari për disa minuta e lë “pa punë” edhe këngëtarin e dasmës, Alban Mehmetin, në interpretimin e këngës “Lulëkuqja e Kosovës”.
“Gëzuar 2023 me Shpend Ahmetin”, ka shkruar me dozë humori Albani, duke ia gjetur një profesion të ri ish-kryebashkiakut, i cili mund të themi dorën në zemër se e bën më mirë se një pjesë e konsiderueshme e këngëtarëve që interpretojnë live në ahengje të ndryshme.