Shpend Ahmeti pret delegacionin nga Jordania

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 12:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një delegacion i Mbretërisë Jordaneze, i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme, Salameh Hammada, ka vizituar Komunën e Prishtinës, me ç’rast u prit nga Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Në takim, Ministri Hamada njoftoi Kryetarin Ahmeti për procesin e reformave në qeverisje, si në nivelin qendror poashtu edhe atë lokal dhe e shprehi interesimin e tij për përvojën e qeverisjes në Prishtinë.

Kryetari Ahmeti nga ana e tij i shpjegoi mysafirit nga Jordania, për qeverisjen në Prishtinë, sfidat dhe arritjet, sidomos në luftimin e korrupsionit, ofrimin e shërbimit sa më të mirë për qytetarin, si dhe shndërrimin e Prishtinës në qytet funksional.

unnamed-1shpend-ahmeti

Të ngjashme