Shpend Ahmeti shtyen këstet për leje të ndërtimit në Komunën e Prishtinës

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se do të shtyhet pagesa e lejeve të ndërtimit deri në 90 ditë. Krejt kjo për shkak të ndaljes së aktivitetit ekonomik, gjatë kohës kur shumica e qytetarëve po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19

Këtë Ahmeti e ka bërë të ditur përmes një statusi në Faceook, ku ka theksuar se kompanitë që nuk do të mund ta paguajnë këstin, duhet të dëgojnë një kërkesë me shkrim e cila do t’u aprovohet menjëherë.

“Të gjitha këstet për leje në Komunën e Prishtinës mund të shtyhen për 90 ditë. Duke marr parasysh ndaljen e aktivitetit ekonomik dhe diskutimet me kompanitë, çdo kompani që nuk ka mundësi me e pagu këstin, dërgon kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive. Për më shumë detaje do të ketë informatë në ëebfaqen e komunës”, ka njoftuar Ahmeti.

Ndërkohë i pari i Prishtinës ka theksuar se në ditët në vijim do të lajmërojë edhe për masat tjera ekonomike pas diskutimeve që do të ketë me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm.

Të ngjashme