Shpend Maxhuni ftohet në raportim, deputetët presin që ai të jetë bashkëpunues

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 11:10 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i ri i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni është ftuar për raportim në komisionin parlamentar që mbikëqyrë punë e këtij institucioni për raportim, raporton Ekonomia Online.

Këtë e bëri të ditur Ganimete Musliu, nënkryetare e parë e këtij komisioni, pas mbledhjes së komisionit.

Ajo tha se komisioni mori vendim që ta ftojë drejtorin e ri të AKI-së, Shpend Maxhuni në raportim. Sipas saj, ai nuk u ftua ma herët pasi që drejtori sapo ka marrë detyrë dhe i nevojitet kohë për akomodim, shtoi Musliu.

“Ne sot e kemi marrë vendim që ta ftojmë drejtorin, deri në javën e ardhshme se ai sapo ka marrë detyrën e kemi pa të arsyeshme që ai të akomodohet në punë, duke pas parasysh që edhe raportimin e menaxhmentit e kemi pas në agjendë për mbledhjen e radhës, që të shohim se ku kanë arritur zhvillimet”.

“Unë e kam thënë që nuk kemi arrit ta mbikëqyrim AKI-në, më ka ra fati të jem bartëse e procesit për këtë muaj, jam vetëm ushtrues e detyrës e kryesuese së komisionit, roli im do të ndërrohet në ketë sepse do plotësohet vakumi që është shkaktuar, komisioni do ta luajë rolin e vet, do të kemi edhe arsye që ta mbajmë komisionin për mbikëqyrje të AKI”.

“…shpresoj që drejtori që ka ardhur të jetë konstruktiv, zhvillimet që kanë ndodh në AKI, spektrin e sigurisë dhe çarjet politike na kanë vështirësuar punën si komision pasi që komisioni po përbëhet vetëm nga pozita, e patë edhe sot që komisioni përbëhej nga pozita. Komisioni i AKI do duhej të kishte deputetët e opozitës”.

Ndërsa për raportin që iu është dërguar zyrës së kryeministrit se çfarë ka ndodhur për deportimin e 6 shtetasve turq ajo tha se kryeministri ka transmetuar gjithë atë çfarë duhej, raporton EO.

“Ndryshimet brenda AKI-së kanë ndodh pas atyre zhvillimeve, ardhja e një drejtori të ri na ka pamundësuar të thërrasim, çka do që ka qenë për opinionin publik e ka transmetua zyra e kryeministrit, për çdo detaj kemi qenë të informuar në formë të shkruar”.

Mulsiu ka sqaruar se ky komision ka vizituar komunën e Pejës dhe Ferizaj dhe janë të kënaqur me punën e drejtorive rajonale të AKI-së.

“Faktikisht si komision në plan programin e pumës e kemi në agjendë edhe vizitat nëpër regjione. Kemi zhvillu vizita në Pejë Ferizaj, do u përcaktua që të zhvillojmë vizita në Mitrovicë dhe Prizren,  këto vizita janë në kuadër të punës dhe aktivitetit tonë nuk ka ndonjë arsye të veçantë. Jemi të kënaqur me punën e drejtorive janë duke bërë një punë të shkëlqyer”.

 

Të ngjashme