Shpërndahen 40 spërkatëse për lavërtarët deçanas, Ramosaj: Për fermerët nuk do të ndalemi asnjëherë

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Deçanit, ka shpërndarë 40 spërkatëse për lavërtarët, kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj përmes një postimi ka shkruar se ndihma për fermerët nuk do të ndalet asnjëherë.

Postimi i plotë:

Për fermerët tonë nuk do të ndalemi asnjëherë!

Sot vazhduam me shpërndarjen e 40 spërkatësve për lavërtarët deçanas që sado pak të ju lehtësohet kryerja e punëve bujqësore!

Mirënjohës dhe falënderues për punën ekipore të Drejtorisë së Bujqësisë!

BR

Të ngjashme