Për nder të muajit Ramazan, Komuna e Suharekës në bashkëpunim me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballknit”, kanë shpërndarë rreth 50 pako ushqimore për familjet skamnore në këtë komunë.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremi ka falënderuar “Jetimat e Ballkanit”, për ndihmën e dhënë familjeve skamnore.
“Rreth 50 pako ushqimore janë shpërndarë sot nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, nën organizimin poashtu edhe të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. U jam mirënjohës thellësisht kësaj shoqate,e e cila ka bërë dhe po bënë vazhdimisht për familjet në nevojë”, ka thënë kryetari i Suharekës, Bali Muharremi.