Ka filluar shpërndarja e asistencës sociale, siç ka kërkuar Ministria e Financave dhe Transfereve për muajin maj, këto mjete po tërhiqen nga përfituesit në pikat e Postës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në pikën e postës te “Qafa” shpërndarja ka filluar nga ora 11:00 dhe qytetarët po e respektojnë distancën e rekomanduar nga IKShP-ja.