Policia e Durrësit finalizoi operacioni “Repeater” ku u arrestua një 20-vjeçar i dyshuar për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve në qytetin e Shijakut dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij 26-vjeçar.
Në banesën e 26-vjeçarit, policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të dyshuar si cannabis sativa, të cilat ishin të gatshme për t’u shpërndarë në doza. Një pjesë e lëndës narkotike ishte në proces përpunimi në formë boçeje.
“Në kuadër të hetimeve të realizuara për 4 javë me metoda speciale, është arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, A. S., banues në Shijak, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, F. M., 26 vjeç, gjithashtu banues në Shijak, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, raporton Euronews.al
“Gjatë kontrolleve janë sekuestruar: Doza me lëndë narkotike, 1 peshore elektronike,1 automjet dhe 3 celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikim dhe organizimin e shitjes së drogës”, thuhet në njoftimin e policisë.