Policia ka arrestuar të dyshuarin në Suharekë që shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
I dyshuari i kishte shpërndarë këto përmbajtje vazhdimisht në rrjete sociale.
Ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Kibernetike, kana identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjete sociale vazhdimisht ka shpërnda materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.