Gjatë konferencës së shtatë për ecurinë e çështjes kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në Hagë, pati përplasje mes mbrojtjes dhe prokurorisë lidhur me mungesën dorëzimit të një pjese të materialeve, të cilat prokuroria duhet ‘ti dorëzojë deri më 27 shtator.
Mbrojta hodhi akuza ndaj prokurorisë, duke thënë se Thaçi e të tjerët janë duke u mbajtur në paraburgim e duke mos patur njohuri për çështjen e tyre.
“Janë nxjerrë vetëm 75 % e materialeve. Kjo tregon për joseriozitetin e kësaj gjykate sepse po dëshmohet se kjo gjykatë nuk ka kapacitet për të përkthyer materiale. Kemi numër të madh të materialeve te pa-përkthyera”
“Personat në paraburgim duhet ta njohin çështjen e ngritur kundër tyre, meqenëse nuk e dinë. Gjykata duhet t’u bëjë të njohur këtyre njerëzve kushtet”.
Ndërkaq nga prokuroria u shprehën se nuk e kanë numrin e saktë lidhur me dokumentet e mbetura, por vlerësuan se nuk është shifër e lartë.