Përpjekjet e Facebook për të dërguar internet në Afrikë vuajtën të Enjten kur një raketë SpaceX që mbante satelitin e parë të kompanisë shpërtheu gjatë përgatitjeve.
Sateliti, i cili kushtoi diku mes 95 milionë dollarë deri në 200 milionë dollarë, ishte pjesë e iniciativës Internet.org të Facebook për qasje globale në internet.
CEO i Facebook Mark Zuckerberg, i cili kishte udhëtuar në Afrikë për të festuar në vendin e lëshimit, shprehi zhgënjimin e tij në profilin e tij të Facebook.
“Jam shumë i zhgënjyer të dëgjoj se dështimi i lëshimit të SpaceX shkatërroi satelitin tonë që do të kishte mundësuar hyrje në internet tek kaq shumë sipërmarrës përgjatë kontinentit”, shkroi ai.
Sateliti ishte në bordin e një rakete që ishte pjesë e flotës hapësinore të operuar nga SpaceX, kompania private e aviacionit hapësinor, në pronësi të miliarderit të internetit dhe themeluesit të Tesla, Elon Musk.
Raketa po i nënshtrohej testimeve paraprake kur shpërtheu, sipas një deklarate të SpaceX, u tha se asnjë nuk u dëmtua gjatë aksidentit.
Lexo edhe:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/teknologji/apple-te-largoje-aplikacionet-e-vjetra-dhe-paperditesuara-nga-app-store/