John Terry ka kërkuar më shumë respekt për Wayne Rooney
Kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, nuk do të luajë sot ndaj Sllovenisë, pasi trajneri Gareth Southgate, e ka larguar atë nga skuadra për këtë ndeshjes.
Por, ish bashkëlojatri i tij te ‘Tre Luanët’, John Terry, i ka dal në mbrojtje 30 vjeçarit, duke thënë se duhet të tregohet më shumë respekt për kapitenin e ‘Djajve të Kuq’.
“Wayne Rooney është golashënuesi më i mirë në histori të Anglisë, lojtari më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë vendin ynë. Ai është një ndër më të mirët që unë kam parë dhe kisha kënaqësinë që të luaja me të, i cili dha gjithçka për Anglinë. Pa asnjë dyshim LEGJENDË e Everton, Manchester United, Anglisë dhe futbollit në përgjithësi. Duhet të tregojmë më shumë respekt për të”, ka shkruar Terry në postimin e gjatë për Rooney në rrjetet sociale.