Një autobus i kompanisë “Deva Tours” është përfshirë nga flakët, rreth orës pesë të mëngjesit të sotëm në kufirin Serbi-Kroaci.
Sipas një punëtori të kësaj kompanie, të gjithë 29 pasagjerët që kanë qenë duke ardhur në Kosovë janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime, njofton Klan Kosova.
Ky punëtor, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se menjëherë kompania ka nisur autobusin tjetër në mënyrë që t’i sjellë mërgimtarët në Kosovë.
“Zjarri si duket ka shpërthyer nga një shkëndijë që ka mundur të vjen prej ndonjë shkrepëse”.
“Në autobus kanë qenë 29 pasagjerë dhe të gjithë nga ta janë mirë, pa lëndime, përveç që u ka rënë të presin 4-5 orë, pas incidentit”, ka thënë ai.