Nënstacioni elektrik pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësi të shtuara të zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin, raporton Ekonomia Online.
Zjarri që ka përfshirë këtë trafo-stacion ka shkaktuar ndërprerjë të energjisë elektrike në disa lagje të Prishtinës.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi, ka thënë se intervenimi për shuarjen e zjarrit ka qenë i vështirë.
“Sot kemi marrë informatën në ora 11:05 minuta se ka shpërthyer në trafon ku po shihet dhe ekipa menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Reagimi ka qenë i shpejtë mirëpo prolemi është se zjarri i cili ka ndodhur këtu është bukur problematik për faktin se gjindet në pjesën e poshtme në podrum dhe është i mbuluar sipër me pllaka. Tani po e shihni edhe vet se është në përfundim e sipër dhe gjithçka është gati drejtë fundit”, u shpreh Gashi.
Ndërkaq, Drejtori për Siguri dhe Emergjencë në komunën e Prishtines tha se si shkak i këtij zjarri, një pjesë e kreyqytetit ka mbetur pa energji elektrike.
“Siç e tha edhe komandanti, pra ne kemi angazhuar te gjitha njesitë, policia është në vendin e ngjarjes, është ftuar edhe hetuesi për shkaqet e zjarrit, do të bej raportin pasi që ekipi i zjarrfikësëve të kryej punën e vet. Unë bisedova edhe me zyrtarët e Kedsit dhe siç that edhe ju një pjesë e madhe e kryeqytetit është pa rrymë pasi kjo është një prej pikave kryesore. Për momentin Arberia dhe qendra janë pa rrymë, ekipet e Kedsit janë duke punuar që sa me shpejt të gjejnë zgjidhje që rryma të kthehet në ketë pjesë”.