Një zjarr në tubacionin nënujor të ndërmarrjes së naftës “Pemex” në Gjirin e Meksikës shkaktoi skena të pabesueshme të një oqeani flakërues.
Një zjarr në sipërfaqen e oqeanit në perëndim të gadishullit Meksikan të Yucatan u shua herët të premten, njoftoi kompania shtetërore e naftës “Pemex”, duke akuzuar rrjedhjen e gazit nga tubacioni nënujor si shkakun e zjarrit.
Flaka e ndritshme portokalli që hidhet nga uji si lava e shkrirë është quajtur “syri i zjarrit” në mediat sociale për shkak të formës rrethore të flakës.
Zjarrit iu deshën më shumë se pesë orë për ta shuar plotësisht. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me të plagosurit.
Ndryshe, autoritetet policore kanë nisur hetimet rreth këtij incidenti, i cili nuk shkaktoi viktima.