Pak orë para nisjes së ndeshjes Francë-Islandë, forcat policore kanë kryer një shpërthim të komanduar.
Një mjet që ndodhej pranë stadiumit “Stade de France”, dyshohet se kishte lëndë eksplozive, përmes së cilës ishte planifikuar një sulm, ndërsa pritet të fillojë ndeshja e fundit për çerekfinalet në këtë Europian.
Tifozët që ishin pranë stadiumit raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë me zë të lartë.
Terroristët e ISIS-it u përpoqën të sulmonin stadiumin “Stade de France” në nëntor si pjesë e një sulmi të koordinuar në Paris, i cili përfshinte masakrën brenda teatrit Bataclan.
Të paktën dy terroristë u përpoqën të hynin në stadium. Policia shpërtheu më parë jelekun vetëvrasës pasi të dyshuarit u larguan nga një roje e sigurisë.
Presidenti francez, Francois Hollande, ishte në stadium, kur ISIS sulmoi.