Shpërthim i bombolës së gazit në Veternik, dy persona të lënduar

Prishtinë | 13 Dhj 2024 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në lagjen Veternik të Prishtinës, duke mbetur të lënduar dy persona.

Lajmi për Ekonomia Online është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili njoftoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informacionit.

Dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e këtij shpërthimi.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje  ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes.”

Të ngjashme