Është shembur me eksploziv në zonën e plazhit hotel “Gostivari”.
Shpërthimi në fjalë erdhi pas 4 orëve punë të forcave xheniere. Godina u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ndaj u shemb me shpërthim të kontrolluar.
IKMT-ja ka realizuar një shpërthim të kontrolluar me qëllim që të mos pësonin dëmtime godinat përreth.