Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Turqi, 7 të vdekur dhe disa të plagosur

Prishtinë | 30 Dhj 2022 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe katër janë plagosur në shpërthimin që ka ndodhur në një restorant në provincën turke Aydın.

Guvernatori i provincës jugperëndimore të Türkiye-s, Huseyin Aksoy, tha se shpërthimi ndodhi në një restorant në rrethin Nazıllı.

Sipas tij, në mesin e të plagosurve, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Aksoy tha për AA se sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur me rastin e ndërrimit të një bombole gazi.

Të ngjashme