Një shpërthim i madh gazi ka ndodhur në një ndërtesë apartamentesh katërkatëshe në Turnhout, e cila shtrihet në provincën e Antwerp, Belgjikë – pranë kufirit me Holandën.
Sipas medieve vendase, përcjell Telegrafi, një banesë “është zhdukur plotësisht”.
Shërbimet e urgjencës nuk kanë komentuar rreth numrit të të lënduarve apo të viktimave të mundshme, deri më tani.
Sipas policisë, në pjesën e goditur të ndërtesës jetojnë dhjetë persona.
Raportohet jo zyrtare kanë thënë se një viktimë ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.