Shpërthim i madh në Turqi, lëndohen 20 persona

Prishtinë | 15 Sht 2024 | 22:31 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim i madh në një fabrikë makaronash në Sakarya të Turqisë, ka lënduar të paktën 20 persona, sipas raporteve fillestare.

Shpërthimi ndodhi pranë kabinës së pagesës së autostradës Anadolu Hendek rreth orës 13:20 të së hënës, megjithëse shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë, raporton Turkiye Today.

Raportohet se pas shpërthimit, zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë objektin.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset dhe shërbimet emergjente, ku kanë vazhduar përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin.

Të ngjashme