Shpërthim në depon e municioneve në Burundi, vriten 13 civilë

Prishtinë | 02 Pri 2026 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 13 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një seri shpërthimesh të fuqishme në një depo municionesh në qytetin më të madh të Burundit, Bujumbura, tha ushtria.

Në përditësimin e saj të fundit tha se 57 persona, përfshirë tre ushtarë, u plagosën. Shtëpi dhe automjete private u dëmtuan, ndërsa pajisjet dhe objektet ushtarake u shkatërruan nga shpërthimet, shtoi ajo, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Shpërthimet ndodhën vonë të martën në objekt, i cili ndodhet në periferi të Musagës, dhe u shkaktuan nga një defekt elektrik.

Të ngjashme