Në qendër të Linkopingut, në jug të Suedisë, sot ka ndodhur një shpërthim në të cilin, sipas njoftimeve të para, 19 persona janë plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.
Nuk raportohet për të vdekur. Po ashtu ende nuk dihen as motivet apo shkaku i këtij shpërthimi, transmeton Koha.net.
Në vendin e ngjarjes, përveç autoambulancave, që po transportojnë nëpër spitale të plagosurit, kanë dalë edhe forca të mëdha të policisë, të cilat e kanë bllokuar zonën ku ka ndodhur shpërthimi.
Siç raporton Radioja Suedeze, nga shpërthimi janë dëmtuar dritare e ballkone, ndërtesa përreth, dyqane.