Shpërthim në mes mijëra njerëzve në Etiopi, 83 të plagosur

Prishtinë | 23 Qer 2018 | 15:45 | Nga

Zyrtarët etiopianë thonë se shumë njerëz janë plagosur, disa prej tyre janë në gjendje kritike, pas një shpërthimi në një tubim për kryeministrin e ri Abiy Ahmed.

Abiy e përshkroi atë si një “përpjekje të pasuksesshme nga forcat që nuk duan ta shohin Etiopinë të bashkuar”.

Ai u largua menjëherë pas shpërthimit, që mendohej të ishte nga një granatë e hedhur mes mijëra njerëzve në sheshin Meskel të Addis Abebe, transmeton rtv21.tv.

Shefi i shtabit të tij Fitsum Arega tha se 83 persona ishin plagosur, gjashtë prej tyre në gjendje kritike. Abiy u bë kryeministër vetëm pasi paraardhësi i tij Hailemariam Desalegn papritur dha dorëheqjen në shkurt.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme