Policia e Kosovës ka njoftuar se një shpërthim ka ndodhur në Podujevë në orët e para të së dielës.
Rasti është trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar edhe prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.