Shpërthim në Prizren, një person i lënduar rëndë në pikë shitjeje të mjeteve piroteknike

Prishtinë | 31 Dhj 2024 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar rëndë në Prizren pas një shpërthimi në një pikë shitjeje të mjeteve piroteknike, në rrugën “Ahmet Prishtina”.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 21:33, dhe viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi, për Ekonomia Online e konfirmoi se zjarrëfikësit ishin në vendin e ngjarjes dhe se prokurori kujdestar është njoftuar për rastin.

“Sonte rreth orës 21:33, është raportuar se në rrugën “Ahmet Prishtina”, ka ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezja e një pikështijte piroteknike,  Si pasojë është përhapur zjarri në lokalet e ndërtesave dhe pikëshitjeve të tjera trotuareve, ku në këtë rast kemi një person të lënduar, i njëjti është dërguar në emergjencë të Spitalit Rajonal, është në gjendje të rëndë, duke  pasur parasysh plagëte tij,  i njëjti do të dërgohet në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë organet relevante, përfshirë zjarrëfikësit. Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, ka thënë Gashi. 

Të ngjashme